E konfirmon Mourinho: Ky lojtar do të largohet nga Manchester United (Foto)

Jose Mourinho ka konfirmuar se Ashley Yong do të largohet nga “Old Trafford”

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Ashley Yong mund të largohet nga klubi këtë muaj. Young ka bërë vetëm pesë paraqitje në këtë sezon dhe nuk u përfshi as në sfidën e sotme ndaj Wigan Athletic në FA Cup të cilën ndeshje Unitedi e fitoi me rezultat 4:0, transmeton Gazeat Express.
“I vetmi futbollist për të cilin e di se ka gjasë të shkoj dhe jam duke pritur 31 janarin për të parë se çfarë do të ndodhë, është Ashley Young, lojtar që do të doja ta mbaja në ekip. Nuk jam i lumtur nëse largohet, por ai është i vetmi për të cilin jam informuar se mund të largohet”, ka deklaruar portugezi pas ndeshjes, i cili konfirmoi qëndrimin e Bastian Schweinsteiger.

Comments

Popular posts from this blog

Superkupa e Evropës luhet në Shqipëri? (Foto)

Aubameyang eshte ne radaret e 2 skuadrave Angleze

Morata me mesazh emocionues pas lajmeve se do të largohet nga Real Madridi (Foto)