Posts

Van Gaal...Ja cilin skuader mund te drejtoje tani

Image
Louis Van Gaal ishte ai qe e drejtoj Hollanden ne botrorin e 2014,ku ajo u ndal ne gjysem finale nga Argjentina. Ai ka drejtuar kohet e fundit Man United,por u shkarkura per shkak te rezultateve negative. Kur e pyeten ne nje interviste: -"A do ta drejtoni perseri Hollanden?" -"Nese Hollanda ma ben kete pyetje une do ti them PO." Pra ai deshiron qe te ridrejtoj Hollanden.Deshira e tij eshte te kerkohet nga Hollanda.Kujtojme se kur ai drejtonte Kombtaren per te ishin kohe te ndritcme.

Ja skuadara e re e Kingsley Coman

Image
Sipas disa spekulimesh Kingsley Coman mund te largohet nga Bayern Munchen. Ky eshte edicioni i fundit qe ai do te luaje per "Bavarezet",sepse ky eshte viti i fundit i huazimit te tij.Skuadra qe ate e pret eshte Juventus. Coman eshte 20 vjec,por nga numri i shumte i mesfushoreve ai eshte huazuar.Per moshen qe ai ka tani per tani po kalon nje forme te mire.Ai deputoi gjithashtu edhe me kombtaren e pare te Frances.Facebook: https://www.facebook.com/lajmengafutbol.al/?fref=ts

Ancelotti mohon gjithçka për Costan

Image
Douglas Costa është i lumtur në Bayern, kështu thotë ish trajneri i Real Madridit. Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka mohuar se anësori brazilian Douglas Costa nuk është i lumtur dhe ka akuzuar agjentin e tij se po i bën presion. “Nuk e kam lexuar intervistën e tij, por flas me të rregullisht”, tha Ancelotti në konferencën për media. “Ai është i lumtur që gjendet këtu”. “Kur lojtarët ndoshta nuk janë të lumtur, agjentët mundohen të bëjnë presion te klubet, që të involvohen më shumë. Por, unë flas me të dhe ai është lumtur të qëndroj me ne”, shtoi Ancelotti.

Superkupa e Evropës luhet në Shqipëri? (Foto)

Image
Superkupa e Evropës, për vitin 2019, ka gjasa të zhvillohet në Tiranë. Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka aplikuar në UEFA që të jetë organizatore për organizimin e Superkupës së Evropës në vitin 2019. Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Por, Duka shpreson që deri atëherë stadiumi “Qemal Stafa" të jetë gati, pasi deri më tani është në fazën fillestare të punimeve. “Për sa kohë që kemi aplikuar në instancat përkatëse të futbollit botëror, për të qenë vend kandidat për organizimin dhe zhvillimin e ndeshjes së Superkupës së Europës të vitit 2019 në stadiumin 'Arena Kombëtare', atëherë vërtetë shpresojmë dhe mendojmë që punimet për ndërtimin e këtij impianti të realizohen dhe përmbushen plotësisht brenda afateve të përcaktuara në projekt”, deklaroi Armand Duka. Si kundërkandidatë me “Qemal Stafën” për të qenë nikoqir i Superkupës europian janë paraqitur edhe: Stadium de Toulouse, Tulluz FRA; Florian Albert stadion, Budapesht HUN; Sammy O...

Zyrtare: Përforcohet Barcelona

Image
Barcelona ka transferuar mbrojtësin e talentuar uruguaian, Santiago Bueno Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Uruguai, Penarol për transferimin e mbrojtësit 20 vjeçar, Santiago Bueno. Uruguaiani shihet si mbrojtësi i të ardhmes dhe zëvendësues i mbrojtësit francez, Jeremy Mathieu.

Aubameyang eshte ne radaret e 2 skuadrave Angleze

Image
Liverpooli dhe Chelsea janë duke bërë garë të ashpër për yllin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang. Mediat angleze shkruajnë se dy gjigant anglezë janë duke e kërkuar sulmuesin e ‘milionerëve’, raporton KP. Trajneri i Redsave, Jurgen Klopp, është duke bërë çmos që lojtarin nga Gaboni ta transferojë në Anfield, e që do të ishte përforcim i qëlluar për repartin e sulmit. Ndërkohë, edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është në kërkim të një sulmuesi cilësor, pasi që nuk është e sigurt e ardhmja e Diego Costas në Londër. Ndryshe, Aubameyang, kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 80 milionë euro, ka paralajmëruar se në verën që vjen do të largohet nga Dortmundi. Përveç Liverpoolit dhe Chelseat, për Aubameyang të interesuar janë edhe Real Madridi dhe Manchester City.

Dybala kerkohet nga gjigandet e Premier League

Image
Pas marrjes së Paul Pogbas në afatin kalimtar të verës me shifrën rekord 120 milionë euro, Manchester United është hedhur në sulm për një tjetër yll të skuadrës së Juventusit. Trajneri portugez Jose Mourinho kërkon të sjellë në “Old Trafford”, taletin argjentinas, Paulo Dybala, shkruan Mirror. Duke parë që Rooney është drejt largimit në Kinë, pasi ka oferta të majme, në krye të listës së Mourinho është sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, i cili sipas raportimeve të mediave angleze mund të jetë objektivi i të kuqve për afatin e verës. Por, natyrisht që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të dalin “duarbosh” nga ky transferim dhe janë gati të përsëritin me United të njëjtën strategji siç bënë dhe me Pogba. Ditët në vijim, pritet që Dybala të rinovojë me Juventusin dhe më pas, gjatë verës, mund të largohet drejt Ligës Premier nëse oferta është e mirë.